Pinknews

Ish-partnerja e Ronaldos ‘demaskon’ Georginën

Ish- partnerja e Kristiano Ronaldos ka nxjerrë zbuluar Georgina Rodriguezin duke e akuzuar se ka kryer disa ndërhyrje estetike për t’u dukur si Kim Kardashian .

Nereida Gallardo, 39 vjeç, u takua me yllin e futbollit për rreth tetë muaj në vitin 2008 dhe tani drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Balearik.

Ish-modelja e cila ka rreth 40,000 ndjekës në Instagram, promovon trajtimet që ka biznesi saj, duke përfshirë reduktimin e ndërhyrjeve kirurgjikale, zbardhjen e dhëmbëve dhe mbushësit . Në fillim të këtij muaji, ajo mori partneren e ri të ish-të dashurit të saj si një shembull të një personi të famshëm që mund të kishte kryer operacione plastike- edhe pse Xheorxhina, nuk e ka pranuar kurrë publikisht nëse ka bërë diçka të tillë.

 Javën e kaluar, Nereida postoi një foto të vjetër, të 29 vjeçares dhe një selfie më të re që WAG kishte bërë për të demonstruar se si ka ndryshuar pamja e saj.

Pasi shtoi shigjetat e kuqe që tregojnë hundën dhe gojën e saj, ajo shkroi: ‘Sot do të flasim për Rhinoplasty ose Rhinomodelation’.

Ajo më pas vazhdoi të shpjegonte ndryshimin midis të dyjave, duke thënë se njëra përfshinte operacionin dhe tjetra teknika joinvazive për të pasur ‘hundën që keni ëndërruar gjithmonë’.

Më pas Nereida bëri një tjetër goditje ndaj Xheorxhinës kur postoi dy foto të tjera të WAG në krahasim me Kim Kardashian.

Duke i ftuar ndjekësit e saj të komentojnë se si kanë ndryshuar paraqitjet e të dyja femrave me kalimin e viteve, ajo ka shkruar: “Xheorxhina Rodriguez ngjan gjithnjë e më shumë me Kim Kardashian, si mendoni?!

Sakaq  ndjekësit kanë vërshuar menjëherë me komente duke dhënë opinionet e tyre:

“TRANSFORMIMI mbresëlënës i të dyjave”- shkroi dikush.

Një tjetër shtoi: ‘Unë mendova të njëjtën gjë! Për më tepër, tani edhe flokët i krehin njësoj! Por ndryshimet e Xheorxhinës nuk janë si të Kardashianit.’

TRENDING

Exit mobile version