Aktualitet

ITALI – “Conte” në një konferencë shtypi, duke detajuar kufizimet e reja ndaj masave antiCOVID-19.

Mbyllje e përkohshme, një lloj shtetrrethimi, i vendosur nga bashkitë, në sheshe dhe rrugë pas orës 21:00 përballë çdo rreziku për grumbullime, mësimi në distancë vetëm në situata kritike dhe turne pasdite për klasat, ky është një dekret kundër jetës së natës që mbron ata që respektojnë rregullat, i parë ne kujdes nga qeveria dhe që është që prej tre ditësh në tryezën e negociatave me rajonet dhe autoritetet lokale.

“Nuk mund të humbim kohë dhe duhet të veprojmë duke vendosur të gjitha masat e nevojshme për të shmangur një bllokim tjetër të përgjithshëm”, deklaroi Conte në një konferencë shtypi, duke detajuar kufizimet e reja.

“Vendi nuk mund të përballojë një mbyllje tjetër, e cila do të rrezikonte rëndë të gjithë ekonominë”, nënvizoi kryeministri italian.

“Ne bëjmë 160 000 tamponë në ditë, por nuk mund të tolerojmë oraret”, theksoi ai.

Masat e reja antiCOVID-19 do të jenë të vlefshme deri më 13 nëntor. Rregullat hyjnë sot në fuqi, më 19 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version