Politike

‘Iu duhet mbështetje’/ Clinton: E di që Shqipëria ka probleme ekonomike

Presidenti Bill Clinton tha se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë në anën e duhur të historisë. Në fjalimin që mbajti para shqiptarëve, Clinton tha se Shqipëria ka përparuar edhe pse ka ende problematike, por të gjithë miqtë dhe aleatët duhet të bëhen bashkë për ta mbështetur.

“Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit kur bëhen bashkë marrin vetëm më të mirat. Ajo që kam më shumë për zemër është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të mirë. I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është përherë e lehtë, do bëni gabime, do thonë diçka të rreme për ju, duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni asaj, miku im Mandela ishte një gjeni për mënyrën sesi përballonte sulmet kundër tij. Çfarëdo dikush bënte thoshte, ai mendonte për mënyrën se si ngrihej mbi të. Dua t’iu kërkoj të vazhdoni kështu, na duhen modele”, tha Clinton.

TRENDING

Exit mobile version