Pinknews

Ja kur nis edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Albania’

Duke nisur nga data 24 dhjetor, edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të rikthehet në ekranin e Top Channel.

Në një postim, faqja zyrtare e programit në Instagram publikoi zyrtarisht datën, e cila pothuajse dihej. Siç mund ta keni lexuar, burime për Anabel zbuluan javë më parë se “BBVA” do të niste më 24 dhjetor.

“Shtëpia më e famshme, spektakli më emocionues, karakteret më shpërthyes, personazhet më të dashur…” shkruhet në videon ku janë përmbledhur momente të banorëve të edicionit të parë.

Në komente, duket se shumë njerëz mezi e presin spektaklin, ndërkohë që të tjerë kanë pyetje, të tilla si “Pse nuk po e shoh Fifin” (khëm mbase këtu gjeni përgjigjen khëm) dhe “Pse nuk ka asnjë moment të Triksës me Donaldin?”, si një nga çiftet më të komentuar në historinë e “Big Brother”.

TRENDING

Exit mobile version