Politike

‘Je bërë qesharak’/ Sherri mes Bashës dhe Bardhit në Kuvend, çfarë ndodhi?

Pasi Rama caktoi Bledi Çuçin si kryetar të grupit parlamentar të PS, duke konfirmuar rrokadën me Ballën, në frontin blu gjërat nuk duken edhe aq të qeta.

Ditën e sotme ka plasur sherri në Kuvend midis Bashës dhe Bardhit për postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ata ishin ulur afër teksa janë përballur verbalisht duke iu drejtuar njëri-tjetrit me tone të ashpra.

“Je bërë qesharak”, mësohet se i ka thënë Basha-Bardhit, teksa ky i fundit i është përgjigjur: “Qesharak je bërë ti kokë e këmbë!”

Lindita Nikolla njoftoi se Basha do të njihet si kreu i grupit parlamentar të PD teksa Bardhi u shpreh se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj të zgjedhin kreun e grupit të PD.

“Fakti që situata në PD është konfuze. Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, iu përgjigj Nikolla.

Bardhi deklaroi tha para gazetarëve duke iu referuar Bashës: “Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt”.

TRENDING

Exit mobile version