Bota

Johnson rikthehet në krye të Britanisë, babai i tij: Është momenti i duhur

Boris Johnson ka ‘punë të papërfunduara’ si kryeministër dhe ‘ky mund të jetë momenti i tij’ për të marrë drejtimin e vendit, tha babai i tij Stanley Johnson për Daily Mail.

Edhe pse sipas tij, nuk e di nëse Johnson do të rikthehet, ai shprehu hapur mbështetjen e tij.

“Ai ka dëshmuar në të kaluarën se është një fitues dhe disa deputetë mendojnë që ai mund të jetë njeriu për t’i nxjerrë nga situata. Johnson se ka shumë punë të papërfunduara, kështu që ky mund të jetë momenti i duhur për të rimarrë detyrën si kryeministër”, tha ai.

Gjysma e shtypit britanik i ka bërë jehonë kthimit të mundshëm të Boris Johnson në Downing Street 10, pas dorëheqjes së Liz Truss të enjten.

E vërteta është se çdo gjë është e mundur, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të ish-kryeministrit për t’u rikthyer në atë që ai e përshkroi si “puna më e mirë në botë” kur dha dorëheqjen.

Megjithatë, ekziston edhe mundësia e përçarjes mes konservatorëve nëse Johnson rizgjedhet në krye të partisë. Kur ai dha dorëheqjen si kryeministër i Britanisë muajin e kaluar, Boris Johnson qëndroi jashtë Downing Street dhe bëri një bilanc të arritjeve të tij.

TRENDING

Exit mobile version