LAJMI I FUNDIT

Jozefina Topalli: Të mbrojmë Berishën, po kthehet komunizmi

Jozefina Topalli, edhe pse u zbua dhunshëm nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha e shiti, duke heshtur, ka vendosur t’i gjendet pranë këtij të fundit, në ditët e veta më të vështira. Ajo i ka shkuar në zyrë këtë të premte, ndërsa më pas ka bërë edhe një reagim, duke thënë se mbrojtja e Sali Berishës, në fakt është mbrojtje për lirinë dhe të vërtetën. “Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla; në skadencë të afateve ligjore, në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës, në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari. Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: – sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar. Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit. E thënë ndryshe: – Duan të zevendesojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve. Tamam si në 1945! Kjo nuk është çeshtje për kryetarin Sali Berisha. Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve. Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë. Tamam si në ’45”, shkruan ajo.

TRENDING

Exit mobile version