Aktualitet

Ka bërë vaksinën anti-Covid, shqiptari rapoton nga Anglia: Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur…

Imer Shehu është një shqiptar që jeton në Angli dhe ka vendosur që të bëjë vaksinën anti-Covid. Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirus.

43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka bërë vaksinën e dytë. Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.

“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë. Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën. Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani. Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur dhimbje koke dhe trupi”, tha Imeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version