Aktualitet

Kanabisi në repartin ushtarak, zbardhen dëshmitë e 11 ushtarakëve

Oficerët e arrestuar për kanabisin e gjetur brenda repartit të Zall Herrit, kanë pranuar se perimetri ka pasur thyerje të sigurisë. Madje këtë theksojnë se ia kanë thënë edhe kolonelit të tyre, por pa dorëzuar shkresë. Në mbrojtje para Prokurorisë, ata kanë shtuar se nuk e kanë parë sipërfaqen me lëndë narkotike, por duke shtuar se nuk kanë parë thyerje të reja të zonës së ndaluar, ndaj nuk kanë verifikuar më tej. Zona brenda repartit ushtarak të Zall Herrit ku u gjetën të kultivuara 125 bimë narkotike është kontrolluar tre herë që prej muajit Maj deri në fund të korrikut! Por në asnjë rast nuk u bë e ditur ekzistenca e saj. Madje vetë oficerët e ndaluar para prokurorisë kanë pranuar se kanë gjetur vende kalimi, ose cënim të perimetrit, por për shkak se janë cilësuar të vjetra nuk i kanë shkuar më tej verifikimeve.

Verifikimet e fundit u realizuan në 10 dhe 11 korrik ku në terren ishte edhe Gramoz Mullai, shefi i zbulimit në repartin Komando, tashmë i arrestuar. Por ndryshe nga sa grupi ka firmosur në letra, para prokurorit janë dhënë detaje shtesë. Mullai shprehet se cënimin e rrethimit ia ka bërë të ditur verbalisht kolenelit Petrit Dajlanit. Por shton se nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të marrë masat e duhura. Situata bëhet më e paqartë pasi vetëm 200 metra larg nga parcela me kanabis që u zbulua me dron brenda repartit, Shefi i Zbulimit të Repartit Komando kishte konstatuar një tjetër sipërfaqe në zonën e quajtur sipër liqeneve.

Por duke kundërshtuar akuzën Mullai shton se në vëzhgimin në terren nuk ka evidentuar asnjë rrugë të hapur rishtash, cka mund ti krijonte dyshime. Edhe Rustem Koci ushtarakut tjeter të arrestuar para prokurorëve ka deklaruar se nuk kishte konstatuar gjë të paligjsheme duke shtuar se me kapacitetet në dispozicion nuk mund të kishte kontroll në 100 për qind të territorit.

Ndaj duke shtuar edhe elementin e pyllëzuar kanë kërkuar shfajësimin që nuk panë bidonën që shërbenin për vaditjene  kanabisit, paketa e cigareve, si dhe doreza që përdoreshin për bimët narkotike.

Tashmë në pranga janë Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhudra.

Dëshmitë:

1-Eduart Roshi, i cili shprehet se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit të pronave brenda repartit ushtarak dhe nuk ka konstatuar bimë narkotike. Ai shprehet se ka detyrën e specialistit për Xhenion dhe se përsa i përket zbulimit të lëndëve narkotike, ishte detyre e sektorit të zbulimit të repartit. Ai ka sqaruar se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit në korrik të vitit 2023.

2-Erald Xhuzi, i cili ka detyrën e shoferit të mjeteve të rënda, i cili ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në kontroll.

3-Fatmir Todori, me detyrë shef sekretarie, i cili është marrë me protokollin e dokumentacionit të repartit ishtarak 1060. Ai ka sqaruar se detyra e tij ishte në zyrë, por në një rast është angazhuar në kontrollin e territorit, në njërën nga pronat e repartit, në Bizë të Martaneshit dhe në një rast ka dalë për ecje përgjatë kufirit të repartit 1060, në anën e jashtme të këtij rrethimi dhe nuk ka konstatuar paligjshmëri.

4-Petrit Hoxha, zv/Komandant Toge, me detyrë shofer i automjeteve të ndryshme të ushtrisë, konkretisht një fadromë në repartin ushtarak. Më datë 10 korrik 2023, ka punuar me këtë fardomë tek reparti 1001. Ai shprehet se nuk ka marrë pjesë në kontrollin e repartit dhe për këtë arsye nuk kishte dijeni për lëndët narkotike të kultivuara në zonën e pyllëzuar të repartit.

5-Shefqet Pashaj, nënoficer i komandantit të kompanisë mbështetësë, i cili është shprehur se nuk ka pasur për detyrë të kontrollonte ambientet e sipërfaqes së gjelbër të repartit, por vetëm dokumentacionin e shërbimit të rojeve. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kultivimin e lëndëve narkotike.

6-Erjon Hodaj, specialist i planifikimit të punës në Repartin 1060. Ai ka sqaruar se kontrolli i brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit.

7-Ilir Dauti dhe Besmir Ramaj, me detyrë magazinierë, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe se nuk kanë konstatuar bimë narkotike gjatë këtij rasti.

8-Artur Jaupaj, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-je, i cili ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor 2023 dhe se nuk ka konstature bimë narkotike.

9-Gramoz Mullai, me detyrë shef zbulimi. Ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet e vitit 2023. Ai shprehet se kontrollin e fundit e kishte kryer më datë 10-11 korrik 2023 së bashku me kapterrin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10 korrik ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Sipër liqeneve” dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi. Ai shprehet se plani i kontrollit është bërë sipas procedurave standarde dhe se ai është përfshirë personalisht duke bërë organizimin e shërbimeve për të cilat ishte përgjegjës. Ai shprehet se detyrën e kontrollit të infrastrukturës ushtarake e kishte kompania mbështetëse e kapitenit Laurent Dollomaja, ndërsa ai përgjigjej si bëheshin këto detyra nga personeli ushtarak. Ai shprehet se ka bërë një kontroll të vazhdueshëm të terrritorit dhe kishte mbajtur procesverbalet perkatese. Gjatë kontrollit të kishte ushtruar me vartësit e tij, Kapiten Rustem Koçi dhe Rreshter Gnetian Zhurda, kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjersë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mungesës së efektivit.

10-Rustem Koçi, specialist zbulimi në Repartin Ushtarak 1060. Ai shprehet se kontrollin për herë të fundit e ka kryer në 25 korrik 2023 së bashku me rreshterin Gentian Zhurda dhe Kryekapter Arben Muça. Gjatë kontrollit nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

11-Gentian Zhurda, I cili është shprehur se reparti 1060 ishte shumë I pyllëzuar dhe ishte e pamundur të kontrollohej 100%, për më tepër nuk kishin mjetet e domosdoshme. /Burimi i lajmit Ora News 

TRENDING

Exit mobile version