Pinknews

Këngëtaret shqiptare “rrëmbejnë” nominimet kryesore në muzikën botërore

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha duket se na kanë bërë sërish krenarë me talentin e tyre të jashtëzakonshëm që tashmë e njeh e gjithë bota.

Dy yjet shqiptare të muzikës botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë siguruar disa nominime për çmimet e famshme të muzikës botërore “iHeartRadio 2023”.

Dua Lipa deri më tani është më e nominuara dhe garon për 7 çmime.

Lipa garon në këtë kategori me hitet “Cold Heart” me Elton John dhe “Sëeetest Pie” me Megan Thee Stallion.

Bebe Rexha është nominuar për këngëtaren më të mirë Dance.

Kënga e saj e risjellë me David Guetta “I’m good blue” e ka nominuar ate e për ripërpunimin më të mirë muzikor të vitit.

Edicioni i dhjetë i çmimeve “iHeartRadio 2023” do të mbahet më 27 Mars në Los Angeles.

TRENDING

Exit mobile version