Politike

Kërcënimet e Vuçiç për MV dhe Malin e Zi/ Rama: Të rrezikshme

Kryeministri Edi Rama thotë se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veiut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Sipas kreut të qeverisë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Rama nënvizon se nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë!

‘Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.’- shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pas publikimit të një artikulli nga ‘The Geopost’ ku theksohej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.

‘Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, fuqizuar nga forca serbe e pro-serbe të cilat leksionet i marrin nga Beogradi zyrtar.’- shkruhej në artikull.

TRENDING

Exit mobile version