Kronike

Kërcënimi për 5 mijë euro/ 25 vjeçari në Durrës arrestohet në lokal teksa merrte paratë e gjobës

Benardo Doçi, u arrestua në flagrancë ditën e djeshme në ambientet e një lokali në zonën e plazhit në lagjen 13, nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. Kapja e tij është bërë në momentin që Bekim Xhaferi, kur shqiptari i lindur në SHBA po i jepte shumën e parave.

Pas denoncimit në polici, u organizua puna për caktimin e takimit në mënyrë që arrestimi të kryhej në kushtet e flagrancës, teksa i merrte paratë Xhaferit në formën e gjobës.

Mësohet se kur Doçi ka parë agjentët e krimeve që iu afruan nuk bëri rezistencë. Në mënyrë të padrejtë dhe në kohë të ndryshme ai e kishte kërcënuar Xheferin për t”i dhënë 5 mijë dollarë.
25 vjeçari është nën akuzë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Doçi rezulton më herët i hetuar për vepra penale të tjera.

TRENDING

Exit mobile version