Kosova

KERCENOI Kosovën, gabimet e Europës dhe katër luftrat e Serbisë në Ballkan

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, është shprehur se Serbia nuk është ndëshkuar siç duhet për 4 luftërat e zhvilluara në Ballkan, në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Ai tha se sa më shumë BE e afron Serbinë drejt vetes, duke e trajtuar si shtet normal, aq më të larta janë shanset që ajo të ndërmarrë ndonjë aventurë ushtarake në Kosovë, njëjtë me atë të Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu, Ramabaja tha se prania e KFOR në stërvitjen e djeshme ushtarake të Serbisë, ishte jo vetëm mbështetje për ngritjen e moralit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, por edhe një mesazh që Kosovë duhet të pengohet me çdo çmim për t’u anëtarësuar në KiE.

Serbia është pandëshkuar për 4 luftërat e zhvilluara në Ballkan, ajo do duhej, të ndëshkohej ashpër, ngjashëm si Gjermania Naziste. Por në vend që të ndahej në zona të kujdesit të NATO-s, të pushtohej nga brenda, ajo është lënë e lirë. Pas përfundimit të luftës, pas marrëveshjes së Kumanovës, në 9 qershor 1999 marrëveshjet me KFOR kanë pasuar, është zvogëluar zona e fluturimit, pastaj e përafrimit të ushtrisë, pastaj është lejuar që të ndërtojë 48 baza ushtarake rreth Kosovës. Pra janë krijuar parakushtet që iluzionet për mundësinë e kthimit në Kosovë ta ushqejë jo vetëm te ushtarët, por edhe te qytetarët. Ndërkohë me ekspozimin e forcës dje, ajo i dërgoi mesazh të qartë diplomacisë perëndimore se sa më shumë ta përafrojë Republikën e Kosovës në institucionet Euroatlantike, duke e trajtuar si Republikë të mirëfilltë, aq më afër jemi rrezikut të një ndërmarrjeje aventuriere të tipit të Serbisë, që nuk ndryshon me atë që ndërmorri Rusia në Ukrainë. Ftesa që i ishte bërë KFOR-it atje është jo vetëm mbështetje për moralin e ushtrisë serbe, por edhe për të dhënë mesazhin që Kosova të pengohet me çdo çmim që të anëtarësohet në KiE” – potencoi Sadri Ramabaja.

TRENDING

Exit mobile version