Bota

Kishin trafikuar mbi 2 tonë drogë drejt Gjermanisë, kapet banda e drogës, arrestohen 20 persona, mes tyre dhe shqiptarë

GJERMANI-Policia e Hamburgut në Gjermani ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande, e cila merrej me trafikun e kokainës.

Sipas gazetës BILD, gjatë operacionit janë arrestuar 20 persona, të cilët dyshohen se kanë trafikuar rreth 2 ton kokainë në Gjermani. Gjithashtu, janë sekuestruar 125 euro në cash, dhjetë armë zjarri dhe një BMV X6.

Sakaq, mes të arrestuarve ka gjermanë, serbë, turq e shqiptarë. Droga vinte nga Amerika e Jugut, zakonisht ajo futej mes bananeve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se mes të arrestuarve gjatë këtij operacioni ishte edhe një person, i cili ishte me veshjen e babagjyshit dhe policia dyshon se merrej me shpërndarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version