Sport

Klodian Duro shpërngulet nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e tij si trajner në Kosovë

Duro ka raportuar vetë për mediat që pritet të fillojë si trajner në Kosovë, ai do të marrë në dorëzim Feronikelin si skuadër.

Gazeta “Olle” raporton se Duro ka pasur një takim me drejtuesit e Feronikelit, ku është arritur marrëveshja që drejtimi i skuadrës t’i besohet ish-lojtarit të Kombëtares.

Gjithçka është thuajse e mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme.

Duro ka drejtuar edhe 3 skuadra të tjera më parë, si Kukësi, Kamza dhe Luftëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version