Aktualitet

Konferenca Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë diskutimit me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, siç bën me dije Kryediplomati Cakaj në një reagim në Facebook, u theksua përkushtimi i fortë të Shqipërisë për të çuar përpara të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si çelës për t’i siguruar një perspektivë më të ndritshme shoqërisë shqiptare e rinisë në veçanti, pra zhvillimin e një jete në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri.

“Shqipëria, populli i të cilës mbështet në masë më shumë se 90% procesin e integrimit evropian, natyrisht, do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë një ditë anëtare e familjes së vendeve të Evropës së bashkuar.”- theksoi Ministri në detyrë Cakaj në postim.

Një çështje tjetër e diskutuar gjatë konferencës ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilin Cakaj theksoi zëshëm se është një proces i stërvonuar dhe se, sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version