Kosova

Kosova, 10 vite nga fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë

Kosova, 10 vite nga fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë

Në 10 – vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se ngjarja shënon fundin e një ere dhe fillimin e një tjetre, momentin kur Kosova u bë e lirë, sovrane dhe plotësisht një shtet i pavarur.

“Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte vetëm katër vjeçe. Pas 10 vjetësh, Republika e Kosovës është më e fortë se asnjëherë më parë”.

Sipas Kurtit, “Tani Kosova është shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor”

“Jemi përmirësuar me 17 vende në renditjen e ‘Transparency International’ dhe shtatë vende te ‘Raportuesit pa Kufij’ – tha Kurti

Në këtë dhjetë vjetor Kryeministri u takua me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish -Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith.

Gjatë takimit ata rikujtuan 10 shtatorin e vitit 2012, kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

TRENDING

Exit mobile version