Kronike

Kosovë dhe Shqipëri-Për 110 vite pavarësi

Nga Vlora nisën këtë të hënë festimet për 110 vjetorin e Pavarësisë, aty ku në 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Në ceremoninë festive për ngritjen e flamurit, mori pjesë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti Bajram Begaj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Begaj tha se tashmë Shqipëria ka forcuar rolin në arenën ndërkombëtare dhe luan një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Por pavarësisht gjithë arritjeve, Begaj tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë përpara, teksa një mesazh e kishte edhe për të gjithë shqiptarët që të ta duan atdheun me vepra dhe idealizëm njëjtë si heronjtë që nderohen sot.

TRENDING

Exit mobile version