Politike

Kryemadhi: Vëllai i Frida Krifcës bënte biznes me inceneratorin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e pezullimit të fondit nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit me fondet e IPARD. Në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi ka publikuar një dokument, ku pretendohet se vëllai i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, evidentohet si pjesë e inceneratorit të Tiranës.

Denoncimi i Monika Kryemadhit:

Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?

Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?! Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman. Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bente biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës.

TRENDING

Exit mobile version