Politike

Kryeministri i Luksemburgut vizitë zyrtare në Tiranë

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë.

Bettel do të pritet me ceremoni nga kryeministri Rama.  Më pas, rreth orës 10:30 Rama dhe Bettel do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Luksemburgut: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë përpara

Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.

“Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet, Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në be dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivua, Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.

Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë”, tha ai.

Kryeministri i Luksemburgut: Jemi të lumtur për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës! Nga miqësia dhe bujaria jemi të barabartë

Kryeministri Luksemburgut ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e saj me Ukrainën dhe për problematikat e rajonit së fundmi.

Kryeministri u shpreh se pas Buchës situata në Ukrainë ishte e tmerrshme dhe e neveritshme dhe nuk mund të kishe një komunikim normal me presidentin Putin.

‘E di që Kosova e Serbia duhet të ecin para nuk duhet t’ia lejojnë vetes konfliktet shtesë. Folëm edhe për Ukrainën sepse kjo lidhet me demokracinë me vlerat tona. Sa kohë do ti lejomë vetes një zgjidhje pa zgjidhjeje. Jam i kënaqur që me Ramën ne bëjmë pjesë me ata që mbështesin Ukrainën sepse shpresa është e rëndësishme.

Mendoj edhe për miqtë e mi ukrainas, unë dikur pata komunikime me të dy liderët edhe me Zelenskyn dhe Putinit. Por kur pashë Buchën, atë kasaphanë unë nuk mundesha më! Njerëz që qëlloheshin me një plumb në kokë dhe me e neveritshmja, ushtarët që u dekoruan. Nuk mund ta shihja këtë.

Kështu që e falenderojmë Shqipërinë. Për nga miqësia dhe bujaria jemi të gjithë të barabartë, ta dimë që vetëm avancoj shumë shpejt por bashkë shkojmë më larg.’- tha ai.

Vizita e Xavier Bettel në Tiranë, Rama: Përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu

Vizita e kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel në Tiranë përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu

Rama në konferencë me homologun luksemburgez: Të falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri

Kryeministri Rama ka ndarë në konferencën për media tematikat e bisedimeve me homologun e tij luksemburgez. Ai e falenderi për ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.

‘Tanimë ne jemi në procesin e negociatave, kemi  folur për konfliktin dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për agresionin rus. Kemi folur për vijimësinë  e procesit  të për afrimit politik mes bashkimit evropian dhe vendeve që negociojnë për të. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale sepse Luksemburgu është vend i vogël por njëlloj si floriri me një peshë shumë të madhe.

Ne këtu dëshirojmë të kemi një aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksmburgez kanë filluar të interesohen për rajonin. Dhe është e rëndësishme që ne ti ftojmë, duke kapërcyer atë barrierën që i dëmton dëmton të tjerët të vijën në Shqipëri kur s’ka qenë asnjëherë dhe e kanë për herë të parë. Në Luksemburg ka një pakicë shqiptare shumë të nderuar, kryeministri flet me një respekt shumë të madh për ta. Dua ta mbyll fjalën për kryeministrin dhe interesimin e tij të posaçëm për rajonin, është e rëndësishme të kuptohet që Luksemburgu  në tryezën në BE është i rëndësishëm. Dhe përpjekja për të nxitur, bashkëpunimin rajonal, targat e Serbisë dhe Kosovës, për të nxitur politikë sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës të Luksemburgut dhe kryeministrit.  Dua ta falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri dhe ndihmën në BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë.’- tha Rama.

Rama në konferencë me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetja jonë më e madhe për çeljen e negociatave, ka qenë ‘avokati’ ynë

Kryeministri Edi Rama në konferncën për hstyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel dhe se ai ka qenë mbështetja më e madhe e Shqipërisë dhe Maqedinisë së Verut për çeljen e negociatave. Rama tha se ai ka qenë avokati i Shqipërisë në institucionet ku ne nuk kemi pasur zë.

Një mik i çmuar jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu dhe kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave. E fal përsëri dhe dua ta fal publikisht për faktin që në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm. Dua ta fal që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizatuar Shqipërinë, më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë me historinë e marrëdhënieve tona me Luksemburgun, 100 vjet nga njohja që leuk i bëri shtetit shqiptar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version