Kosova

Kurti e pranon, jo marrëveshje por koncesion me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti nuk është penduar që e ka përfillur kërkesën e SHBA-së që ta shtyjë për 10 muaj zbatimin e vendimit të Qeverisë për zëvendësimit e targave ilegale të lëshuara nga Serbia.

Kurti tha se u bë më mirë me marrëveshjen e arritur të mërkurën mbrëma në Bruksel, teksa edhe u shpreh se ajo  “mund të shihet si koncesion”, por  beson se “dobia ka qenë shumë e madhe” dhe se nuk është cenuar “kurrfarë substance” e vendit.

Kryeministri tregoi pse sipas tij nuk e ka pranuar shtyrjen e vendimit për targat me 10 muaj, sic edhe ishte kërkuar nga SHBA

“Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar. Do ta tregonte paaftësinë e shtetit. ” – u justifikua Kurti

“Ne arritëm ta zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë marrëveshje dhe theksojmë se ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman. Kur të kryhet ky negocim, atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, shtoi ai.

TRENDING

Exit mobile version