Kosova

Kurti po mat pulsin e opozitës, e vërteta e zgjedhjeve në Kosovë

Analisti politik Blerim Gashi vlerëson se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndryshuar rrjedhën e dialogut me Serbinë dhe se është i bindur se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat, sic tha ai, po i thërret vetëm për të ndjerë pulsin e opozitës dhe kontrollin se sa të gatshëm janë kundërshtarët e tij për kete proces.

“Me Albin Kurtin ka ndryshuar edhe rrjedha e dialogut me Serbinë. Nëse nuk e pranojmë, atëherë po jetojmë në një iluzion. Gatishmërinë e Kurtit për të shkuar në zgjedhje nuk e shoh si dorëzim. Nuk besoj se Kurti mendon qe Kosova ka nevojë për ndonjë lloj destabilizimi politik, që të ketë zgjedhje të reja. Kjo është një metodë politike për të matur pulsin e opozitës dhe për të parë se sa është e gatshme opozita për të shkuar në zgjedhje”, tha Gashi.

Duke folur për integrimet evropiane, ai u shpreh se qeveria aktuale ka arritur sukses të pjesshëm.

“Persa i përket suksesit në integrimin evropian, ai ishte i pjesshëm. Megjithatë, kjo nuk ndodhi për shkak të ndonjë problemi me ne, por si rezultat i situatës së krijuar rishtazi në Ukrainë,” vlerëson Gashi.

Ai beson se qeverisja e Albin Kurtit ka treguar profesionalizëm gjatë tre viteve të qeverisjes, por se disa fusha kanë mbetur prapa në zhvillim.

“Në këto tre vite të qeverisjes, Kurti ka punuar me një qasje shumë profesionale, por ka pasur edhe vonesa në disa fusha të politikës së brendshme, si në shëndetësi dhe arsim” – potencoi analisti Gashi.

TRENDING

Exit mobile version