Kosova

Kurti refuzoi t’a takojë, Abdixhiku: Rama gjithmonë i mirëpritur në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se “kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur të vijë në Kosovë, pavarësisht deklaratës turpëruese të Albin Kurtit”

Dje Kryeministri I Kosovës tha se refuzon të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë pa mbledhje të dy qeverive, por Abdixhiku u shpreh se vetëm fakti që po diskutohet mikpritja, flet për “gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”.

“Edi Rama është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë” – theksoi Lumir Abidhxiku.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar vizita në të gjitha shtetet e rajonit për të takuar kryeministrat dhe presidentët për  t’i informuar për përgatitjet e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit.

TRENDING

Exit mobile version