Kosova

Kurti takim ‘kokë më kokë’ Lajçak në Slloveni: Duam njohje reciproke

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi ‘kokë më kokë’ u bë në kuadër të vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës në Forumin Strategjik ‘Bled’ në Slloveni.

Lajmin e bëri të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një postimi në platformën X.

Ai shkroi se në fokus të diskutimeve ishte takimi që do të bëhet në Bruksel me ndërmjetësuesit e dialogut, Kurtit dhe Vuçiç në kuadër të dialogut.

Kurti pas takimit ka shkruar se e kishte informuar emisarin e BE-se me masat e marra në Veri nga qeveria për shtensionimin e situates dhe theksoi se  Kosova ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto me Serbinë.

 

 

TRENDING

Exit mobile version