Rajon

Kurti – Vuçiç, volejboll politik 10 me 6

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mes të cilave përshembull është një ku thuhet se “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

I menjëhershëm ka qënë ndërkohë reagimi i presidentit serb i cili ka cilësuar si 6 “përralla” kushtet e Kurtit dhe nga ana e tij, në Parlamentin serb, ku nuk kanë munguar akuzat për tradhëti e deri te përplasjet fizike Pozitë-Opozitë,

ka prezantuar një plan prej 10 pikash për politikën e jashtme të vendit, siç thuhet për “periudhën e ardhshme”. Vucic ka folur edhe për planin  franko-gjerman duke thënë se pika 4 e tij ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, është më e vështira.

Në pikën 2 dhe 6 thuhet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike, të cilën askush nuk duhet ta pengojë dhe se pavarësisht dialogut me Perëndimin, vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar  Kushtetutën.

TRENDING

Exit mobile version