Kosova

Kush e TRIMEROI presidentin serb, Kurti tregon fashikujt e dosjes sanksione 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se s’do të ndodheshim në këtë situatë nëse Serbia do të sanksionohej ndërkombëtarisht pas rrëmbimit të policëve vitin e kaluar dhe pastaj pas sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ai u shpreh se arrestimet në masë që Serbia po bën nëpër kufij nuk do të ndodhnin nëse Serbia do të ishte sanksionuar.

“Po të kishte sanksione ndaj Beogradit atëherë kur u rrëmbyen tre policët tanë, më 14 qershor të vitit të kaluar në veri të Kosovës, ose kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga një grup i paramilitarëve më 24 shtator të vitit të kaluar, ne nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Sot arrestimet në masë që po bën Serbia ndaj qytetarëve të vendit tonë, qofshin ata qytetarë të zakonshëm që e përdorin Serbinë si vend tranzit për t’u kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Europian apo për të shkuar atje, qofshin ata zyrtarë shtetërorë si puna e zëvendësdrejtorit të Policisë, nuk do tëndodhnin nëse Serbia të ndodhej nën sanksione”, tha kryeministri.

Kurti tha se mungesa e sanksioneve “e ka trimëruar Serbinë”, teksa uroi që kjo sjellje e Beogradit “të paraqesë një etapë të re”, në të cilën “do të kuptohet që Kosova është shtet demokratik” dhe se “Serbia është praktikisht shtet mafioz”.

Më tej, Kurti përmendi shkeljet që tha se Serbia i ka bërë marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Unë mbetem me shpresë që do të fillojmë një etapë të re, në të cilën do të kuptohet që kemi një shtet demokratik si Kosova dhe një shtet mafioz si Serbia, e cila e ka në krye një president që shfaqet herë si mafioz, herë si kryeprokuror, e herë si kryepolic” – potencoi kryeministri Albin Kurti.

TRENDING

Exit mobile version