Aktualitet

Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka

Izidor Heta, është efektivi i Policisë Rrugore në Elbasan, që u përplas mbrëmjen e kaluar me makinën e Gardës në Selitë, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha.

Kujtojmë se automjeti i gardës është goditur nga mbrapa teksa ishte në lëvizje në zonën e Selitës në Tiranë, por fatmirësisht pa u lënduar asnjë person.

Një makinë policie e goditi nga pas, dhe dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë.

Megjithatë për rastin ka nisur një hetim i plotë edhe për shkak të situatës dhe sulmeve të vazhdueshme ku gjendet aktualisht gjyqtarja, e cila ka caktuar masat ndaj Sali Berishës në hetim për aferën Partizani. Nga hetimet e deritanishme gjithçka i lihet aksidentales.

TRENDING

Exit mobile version