Politike

Kuvendi/ Sot diskutime për energjinë elektrike

Ditën e sotme, në Kuvend do të ketë mocion me debat për Integrimin Europian. Po ashtu do të ketë diskutime për masat lidhur me kursimin e energjisë elektrike.

Ndër të tjera do të diskutohet për projekltligjin e ndërtimit të segmentit Qukës-Qafë Plloçë, akt normative për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. Në seancën e sotme plenare, deputetët diskutojnë edhe raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në mbështetje të Urdhrit nr. 87, datë 15.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  • 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.11.2022.
  • 2. Njoftime.
  • 3. Mocion me debat për Integrimin Europian
  • 4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”
  • 5. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  • 6. Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.
  • 7. Akt normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.
  • 8. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
  • 9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.
  • 10. Raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka.
  • 11. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”.
  • 12. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.
  • 13. Projektvendim “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.
  • 14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

TRENDING

Exit mobile version