Bota

‘Lamtumirë, zogjve’/ Musk ndryshon logon e Twitter?

 Elon Musk ceo i Twitter, po shqyrton mundësinë e ndryshimit të logos së aplikacionit të famshëm. Aludimet nisën pas një postimi në Tëitter nga ana e tij i cili tha se ‘zogu’ nuk do të jetë më ikona e aplikacionit.

“Dhe së shpejti do të duhet t’i themi lamtumirë logos së Twitter-it, gradualisht, të gjithë zogjtë. Nëse sonte postohet një logo mjaft e mirë, ne do ta prezantojmë globalisht nesër”, tha ai. 

Musk postoi një imazh të një “X” të ndezur pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më vonë, në një videoklip (Twitter Spaces), ai u përgjigj “po” kur u pyet nëse do të ndryshonte logon e Twitter, duke shtuar se “kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”.

TRENDING

Exit mobile version