Kronike

Lezhë/ Vdes 28-vjeçari, ishte në paraburgim

Një i burgosur 28 vjeç ka mbërritur i vdekur në Spitalin Rajonal të Lezhës mbrëmjen e sotme. Ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe arsyet pse ishte në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version