Sport

“Lider” në mesfushën e Juventus, “ylli” italian kërkohet nga “gjigantët” anglezë

“Shtatlarti” italian i mesfushës, Manuel Locatelli është kthyer në një “gur-themeli”, në formacionin e teknikut Massimiliano Allegri, i cili përher ka besim se 25-vjeçari, mund t’i udhëheqë “bardhezinjtë” e tij drejt dominimit në mesfushë. Mirëpo, i këtij mendimi nuk është vetëm tekniku, Allegri, me “numrin 1” të pankinës së “çekanëve” të West Ham, David Moyes, i cili e pëlqen shumë lojtarin dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, mes klubeve kanë nisur dhe negociatat e para. Nga sa raportohet, drejtuesit e londinezëve kanë bërë gati ofertën e parë dhe bëhet fjalë për 35 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari ka kontratë deri në qershorin e vitit 2026 me Juventus. Interesi i klubeve angleze është rritur ndjeshëm për tregun italian, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse ky operacion do të finalizohet me sukses apo jo.

TRENDING

Exit mobile version