Bota

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv ajror nga Kharkivi në Kiev, u lëshuan 80 raketa e dronë për 5 orë

Forcat ruse kryen një sulm ajror masiv në të gjithë Ukrainën mbrëmjen e të mërkurës. Kiev Independent thekson se dëme në infrastrukturë janë raportuar veçanërisht në rajonet Kharkiv dhe Kiev.

Forcat Ajrore të Kievit lëshuan një alarm ajror në të gjithë vendin duke njoftuar se Rusia lëshoi drone, raketa lundrimi nga bombarduesit Tu-95 dhe raketat hipersonike Kinzhal. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se u lëshuan 80 raketa dhe dronë nga Rusia.

“Më shumë se 40 raketa dhe rreth 40 dronë u lëshuan nga rusët. Arritëm të rrëzonim disa raketa dhe dronë. Fatkeqësisht, vetëm një pjesë. Ka pasur një tjetër sulm të tmerrshëm me raketa në Kharkiv dhe rajon.  Të gjithë partnerët tanë e kuptojnë se sa vendimtare është nevoja për mbrojtje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore. diskutime jo të gjata”, shkroi Zelensky.

Kievi tha se nga sulmet kanë mbetur të vrarë 4 civilë, duke përfshirë një vajzë 10-vjeçare në Odessa, ndërsa një vajzë 10-vjeçare u vra në Kharkiv. Viktima mbetën edhe dy gra 43 dhe 59 vjeç. Kjo u raportua nga guvernatorët e dy rajoneve të cituar nga UNIAN. Kreu i administratës ushtarake në Odessa, Oleg Kiper tha se katër persona janë në gjendje të rëndë.

Sulmet ruse ndodhën edhe në rajonet perëndimore të Ukrainës, duke filluar nga rajoni Lviv ku u raportua prania e një rakete ruse në hapësirën ajrore. Ndërkohë shpërthime u dëgjuan edhe në Ivano-Frankivsk e Zaporizhzhia.

TRENDING

Exit mobile version