Bota

Lufta në Ukrainë, vijojnë bombardimet edhe gjatë natës

Rusët thuhet se po përgatisin një provokim në shkallë të gjerë “në orët e ardhshme” në Zaporizhzhia. Kështu pretendon inteligjenca ushtarake ukrainase e cituar nga Kiev Independent , sipas së cilës “për të arritur këtë objektiv do të kryhet një sulm direkt në territorin e uzinës.

“Për të arritur këtë, një sulm do të kryhet drejtpërdrejt në territorin e uzinës. Pas kësaj, do të bëhet një njoftim për një çlirim katastrofik të substancave radioaktive. Natyrisht, Ukraina do të fajësohet për incidentin”.

Teksa bombardimet kanë vijuar edhe gjatë natës, me rusët që pretendojnë se në qyteti i Mariupol është goditur nga Kievi me raketa britanike me rreze të gjatë veprimi.

Nga ana tjetër Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka telefonuar mbrëmë Presidentin rus Putin dhe rithekson gatishmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, për të biseduar për paqen në Ukrainë. Këtë e raporton vetë Lula në Twitter.

“Sapo mora telefonin me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. E falënderova për ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut dhe iu përgjigja se për momentin nuk mund të shkoj në Rusi, por ritheksova gatishmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, për të dialoguar me të dyja palët në konflikti në kërkim të paqes”, shkroi në Twitter kreu i shtetit brazilian.

Lajm në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version