Aktualitet

Luftar Reçi kërcënon me jetë avokatin e Lulzim Berishës: Do vritesh

Përfundon seanca për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Gjatë seancës të kësaj së premteje, dëshmitari i drejtësise Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokateve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porostitës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.

Seanca e kësaj të premteje, është shoqëruar me debate mes dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reci, të pandehurve dhe avokatëve mbrojtes, madje këta të fundit edhe janë kërcënuar nga me jetë nga dëshmitari Reçi.

Gjatë marrjes në pyetje Reçi ka kërcënuar avokatin e Lulzim Berishës, Detar Hysi. Gjatë seancës, Reçi, dëshmitar i drejtësisë, i eshtë drejtuar Hysit me fjalët se është një nga personat që do vritej.

Në një reagim për Faxnews lidhur me kërcënimin që i është bërë avokati Hysi është shprehur se do i drejtohet me kallezim prokurorisë dhe do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë.

Kjo është seanca e tretë që dëshmitari i drejtësisë Luftar Reci, dëshmia e të cilit zbardhi vrasjet e Vajdin Lames e Klodian Salliut në shkurt të vitit 2005 jep deklarimet e tij përpara gjykatës së posaçme.  Për dy vrasjet e bujshme , Prokuroria e Posaçme ka marre te pandehur, Lulzim Berishen, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.

TRENDING

Exit mobile version