LAJMI I FUNDIT

Lulzim Basha ndjek filmin “Mbreti po vdes”, po kush është mbreti…

Lulzim Basha ka postuar këtë të dielë vonë një status për “Mbreti po vdes”. Ai shkruan në facebook: “Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plot përvojë të regjizorit Armand Bora. Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik. Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës”. Duket sikur Basha shikon tjetër dramë, atë politike, ku “mbreti” Berisha po “vdes” politikisht.

TRENDING

Exit mobile version