Kronike

Makina përplas 76-vjeçarin, i moshuari përfundon në spital

Aksident në Elbasan. Ngjarja ndodhi në rrugën “Qemal Stafa”, rreth orës 08:30.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet A. S., 46 vjeç, ka përplasur shtetasin me inicialet I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth të Elbasanit.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version