Kronike

Makina përplas biçikletën, lëndohet rëndë 56-vjeçari (DETAJET)

Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e Zezë”.

Mësohet se makina, e cila drejtohej nga 27-vjeçari G.Ç ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 56-vjeçari P.Ç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar 56-vjeçari, i cili është trasportuar në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth 06:45, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur ”Ura e zezë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ç., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Ç., 56 vjeç.Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version