Kronike

Makinat u përplasen kokë më kokë, humb jetën një nga të lënduarit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar tre persona, nga të cilët njëri ka humbur jetën. Personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Dvp Korçë/Informacion paraprak Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version