Aktualitet

Me bikini në rrugë, vajza që theu tabun e mentalitetit shqiptar/ Jetoj me njerëzit, por s’jetoj për ta.

Griselda Katiraj bëri bujë në mediat sociale pak kohë më parë, pasi u shfaq duke raportuar live tek  “Aldo Morning Show” e veshur me bikini në mes të rrugës, përballë Kryeministrisë.

E ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” Griselda tha se është përballur me komente negative, por siç shton ajo reagimet e tilla nuk i kanë bërë aspak përshtypje.

Ishte një ide e propozuar nga Aldo shumë spontanisht dhe unë sigurisht me tipin tim dola, nuk e mendova dy herë. E bëra dhe për shoë normale, nëse nuk di të ishte për shoë do të dilja një herë ose dy dhe jo katër herë. Herët e para ishte dhe Covid dhe njerëzit nuk lëviznin dot, unë e përsërita daljen time derisa rashë në sy të njerëzve.

Kanë qenë komente të ndryshme dhe ka patur dhe ofendime. Por nuk është se më bënë përshtypje, dhe nuk u mërzita aspak. Herën e fundit kam qenë me një golf dhe e kam hequr aty dhe pastaj kam thënë: “Unë jetoj me njerëzit por nuk jetoj për ta“, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version