Kronike

Me kapuç e doreza, futej në banesë dhe vidhte para, arrestohet ‘skifteri’ në Golem

Ben Sula, banues në Rrogozhinë është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur duke vjedhur shuma parash në 3 banesa të ndryshme, brenda një dite. 47-vjeçari, i dënuar më parë për këtë veprimtari kriminale, futej nëpër shtëpia i maskuar e me doreza dhe vidhte para. Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga shtetasi B. S., gjatë kryerjes së vjedhjeve. Po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version