Kronike

‘Më spërkatën dhe ndezën çakmakun, më pas vrapova’

Vajza 16 vjeç, e dhunuar nga ish i dashuri 25 vjeç dhe dy shokët e tij i kallëzoi vetë këta të fundit në Polici, ndërsa gjatë seancës gjyqësore të tre dhunuesve, u bënë me dije detajet.

Vajza ka treguar se Ardit Çela bashkë me shokët e tij tentuan ta digjnin me benzinë. Çela mbante një shishe të mbushur në benzinë, me të cilën spërkati 16-vjeçaren pasi e rrahën dhe e goditën dhunshëm. Më pas, Çela nxori çakmakun për t’i vënë flakën vajzës, por kjo e fundit pasi e nuhati erën e benzinës u largua me vrap duke iu shpëtuar agresorëve.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar pamje filmike që provojmë krimin e tre të rinjve, ndërsa e mitura kishte shenja dhune në trup.

Gjykata e Tiranës la ne burg Ardit Çelën, ndërsa 22-vjeçari Enea Xhori dhe 17-vjeçari Dean Matja janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

25-vjeçari Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.

….

Gjykata e Tiranës la sot në burg 25-vjeçarin Ardit Çela që tentoi të digjte të ish-dashurën e mitur me benzinë, ndërsa dy shokët bashkëpunëtorë u dënuan me detyrim paraqitje.

Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Xhorin dhe 17-vjeçarin Dean Matjan jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë. Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.

Mbi Ardit Çelën dhe Dea Matjan rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Enea Xhori akuzohet për përkrahje të krimit.

Fillimisht policia kapi Ena Xhorin dhe 17-vjeçarin Dean Matjan, e më pas edhe Ardit Çelën. Mësohet se e mitura ishte e ish-e dashura e 25-vjeçarit Ardit Çela dhe bashkëjetonte me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version