Rajon

Media greke: Mitsotakis do të ngrejë çështjen e arrestimit të Fredi Belerit

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull takimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me kryeministrin Edi Rama në Lituani. Protothema shkruan se Mitsotakis me Ramën do të takohen ditën e nesërme dhe fokusi i bisedimeve do të jetë mbi arrestimin e Fredi Belerit. Po ashtu Mitsotakis do të takohet edhe me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, takim i cili shihet si një mundësi për rifillimin e marrëdhënieve Greqi-Turqi.

Shkrimi i Protothema:

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të marrë pjesë në Samitin dyditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Në qendër të vëmendjes është takimi që kryeministri grek do të ketë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në margjinat e samitit të mërkurën. Përveç këtij takimi, i cili është një “dritare” mundësie për rifillimin e marrëdhënieve Greqi-Turqi, kryeministri grek do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme me liderë të huaj. Konkretisht, siç njofton Pallati Maximou, të martën, kryeministri do të ketë takime dypalëshe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku pritet të ngrihet edhe çështja e ndalimit të Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare.

Mbrëmjen e së martës, Kyriakos Mitsotakis do të ulet në një darkë të shtruar nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, për liderët e vendeve anëtare të NATO-s, në Pallatin Presidencial. Të mërkurën, kryeministri do të ketë takime dypalëshe (përveç R. Erdogan) me presidentin e Francës, Emmanuel Macron , kancelarin e Gjermanisë, Olaf Solz dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Pas përfundimit të punimeve të Sinodit, Kyriakos Mitsotakis do të mbajë një konferencë për media.

TRENDING

Exit mobile version