Politike

Mediu kundër Berishës: S’mund të ketë protesta rreth individëve apo interesa pushteti

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se opozita nuk mund të protestojë rreth individëve apo për interesa pushteti.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, ai thekson se opozita duhet të rikthejë komunikimin me qytetarët dhe jo ti thërrasë ata vetëm për protesta.

Opozita duhet të vijojë me protestat? Jepni ju mendimet tuaja gjatë mbledhjeve të grupit?

Jap ndonjëherë deri në bezdi. Opozita duhet të ngrejë nivelin e saj të marrëdhënieve politike. Prandaj kemi propozuar ngritjen e një federate, duke u bashkuar rreth ideve jo individëve. Duhet ta nisim këtë federatë qoftë edhe me më pak parti politike për të bashkuar më pas gjithë opozitën.

Në Uashington u pa interesi i zyrtarëve të SHBA-së për të folur me përfaqësues të opozitës, Bardhi apo Çupi. Kjo marrëdhënie duhet rritur edhe në BE. Nuk mund ti thërrasim qytetarët që vetëm të vijnë dhe të protestojnë, por të shkojmë dhe të flasim me qytetarët kush është e mirë dhe kush janë zgjidhjet tona. Opozita ka harruar komunikimin me qytetarët, ata duhen dëgjuar.

Jeni kundër këtij aksioni?

Nuk jam kundër, por është një element. Ne nuk jemi strukturë protestash, por strukturë politike. Nuk mund të jetë protesta as rreth individësh, as rreth interesash pushteti. Duhet të jetë rreth interesit të ndërtimit të një shteti. Protesta duhet ndërtuar për funksionimin kushtetues të shtetit shqiptar.

TRENDING

Exit mobile version