Kosova

‘Mesazhi i Rezolutës është se të dyja palët kanë të njëjtën përgjegjësi’

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, tha se rezoluta e PE për ngjarjet në Kosovë, e cila u miratua dje në Parlamentin Evropian, nuk është vetëm mesazh për njërën palë, por se dërgon mesazh se përgjegjësia është e barabartë, e Beogradit dhe Prishtinës. “Rezoluta, nga njëra anë, tregon se çfarë duhet të bëjë pala serbe, Beogradi, dhe ky është mesazhi kryesor, por presim që edhe Prishtina të tregojë një përkushtim serioz për dialogun, negociatat, çështjet të cilave u referohet dialogu, si p.sh. themelimi I asociacionit, reduktimi i tensioneve, kryerja e një hetimi të plotë për të gjitha incidentet e dhunshme, përfshirë sulmet ndaj serbëve, siç është ai në natën e Krishtlindjeve të këtij viti. Gjithçka është shkruar në rezolutë dhe është e rëndësishme”, – tha Bilçik për Tanjug. Ai u shpreh se në Rezolutë është përmendur edhe një mesazh i qartë lidhur me masat, të cilat thotë se do të shqyrtohen ose do të futen pasi të përfundojë hetimi i plotë dhe vetëm nëse sqarohet se çfarë ka ndodhur në Banjskë. “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për fakte. Ne gjithashtu kemi mesazhe të qarta për përshkallëzimin nga të gjitha anët dhe kjo është shumë e rëndësishme,” – tha Bilcik duke shtuar se “Nuk ishte i lumtur për miratimin e rezolutës sepse po ndodh në një kohë shumë të ndjeshme”. Ai theksoi gjithashtu se ftesa e presidentit serb Aleksandçr Vuçiç për serbët e Kosovës për të shkuar në zgjedhje dhe vendimi i Listës Serbe për t’u futur në zgjedhje është një moment shumë i rëndësishëm. “Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për t’u kthyer te pajtimi dhe dialogu. Ne kemi nevojë për paqe në Ballkanin Perëndimor, përparim në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se ky është edhe mesazhi i theksuar qartë në këtë Rezolutë” – potencoi Bilçik. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë shtoi se teksti i Rezolutës duhet lexuar me kujdes, sepse përveç mesazheve kritike dhe politike, ka edhe mesazhe “mes rreshtave”, dhe se një prej tyre është se duhet mirëkuptim për atë që ndodhi në Banjska më 24 shtator. “Banjska më 24 shtator shihet si diçka që ndryshoi lojën, dialogun dhe dinamikën, si dhe të kuptuarit e kompleksitetit të problemit dhe mesazhi kryesor është se na duhen ‘fakte, fakte dhe fakte’, një hetim i plotë, një hetim i besueshëm  dhe drejtësi për rastin në Banjskë kur u vra polici i Kosovës, por edhe për të gjithë të vrarët në Banjskë” – tha Bilçik. Sipas tij, duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur saktësisht më 24 shtator, pse ata persona kanë qenë aty, çfarë lloj operacioni po kryhej dhe cilat ishin qëllimet. “Mendoj se e kemi nxjerrë mësimin tonë, përkatësisht se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë në tension ekstrem, se kjo sjell pasoja për njerëzit që ishin aty, si dhe për operacione ilegale, tregti ilegale, shkëmbim ilegal të mallrave, lëvizje ilegale e njerëzve dhe mendoj se duhet të ndalet” – u shpreh Bilçik. Sipas tij, është e nevojshme të kuptohen më mirë dhe të konstatohen të gjitha faktet e hetimit të plotë në Banjskë, por gjithashtu theksoi se dialogu është i rëndësishëm dhe se të dyja palët duhet t’i kthehen tryezës…

TRENDING

Exit mobile version