Politike

‘Meta ka qenë i informuar për Kryemadhin, e dinte skenarin…’

Endrit Braimllari,  foli për vendimin për të dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë, komentoi edhe djegien e mandateve disa vite më parë. I pyetur nëse Ilir Meta ka qenë apo jo në dijeni të djegies së mandatave nga deputetët, Braimllari u shpreh:

“Kam qenë vetë deputet kur vendosëm mbi djegien e mandateve. E them me përgjegjësinë maksimale, Monika ka hyrë në mbledhjen e grupit, ka kërkuar që të djegë vetëm ajo mandatin. Ka qenë nën presionin e kolegëve të tjerë që nëse e djeg, do ta djegim të gjithë.

Në dijeninë time, Meta ka qenë i informuar për këtë skenar, për ta djegur një person dhe jo i gjithë grupi. Kam qenë pjesë kur Monika, si kryetare në atë kohë, ka qenë nën presionin pozitiv, se po e dogji ti mandatin, do e djegim të gjithë.”

TRENDING

Exit mobile version