Kosova

Milan Radojiçiç drejt arrestimit nga Interpoli

Interpoli ka lëshuar fletarrest për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojicic.

Ai Radojicic u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të Kosoves, ku bashke me serb te tjere te armatosur, u strehuan teksa pergatiteshin te kryenin veprimtari terroriste ndersa kishin vrare me parë policin Afrim Bunjaku.

Me nderhyrjen e forcave speciale nga Kosova, nje pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojicic, i cili ishte i plagosur.

Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga ndalimi, një ditë pas marrjes në pyetje.

 

TRENDING

Exit mobile version