Aktualitet

Mirënjohje Estonisë për mbështetjen në Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Homologët diskutuan veçanërisht mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në rrafshin shumëpalësh.

“Së pari, falënderues për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.” – u shpreh Cakaj.
Më tej, të dy ministrat biseduan në lidhje me mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm të OSBE-së që organizohet nga Shqipëria, si kryesi e radhës.
“Mirënjohje Estonisë jo vetëm për mbështetjen politike për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, por edhe gatishmërinë për ndihmë teknike për skuadrën e diplomatëve të përfshirë në këtë ndërmarrje.”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version