Aktualitet

Mit apo realitet? Quajeni si të dëshironi ja se cfarë thuhet për alkolin

PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSHI

Përpos çdo mbrëmjeje, për më tepër në fundjavë, në rrugët e Bllokut, të plazmuara nga një lloj i caktuar e gati uniform i muzikës ritmike, të pakalueshme nga të rinj e nga makina të shtrenjta, në gjysmerrësirë përtej xhamave të lokaleve të pafund silueta elegante të rinjsh të mbuluara nga një vel tymi cigaresh e të fokusuara në gotat e alkoolit, verës, tekilës.

NJË GOTË ALKOOL NË DITË: MIT APO REALITET?

Atë natë magjike, në verën e vitit 1991, nga një bar në Lyon, me një gotë verë në dorë, i frymëzuar nga Paradoksi Francez, observimi epidemiologjik, sipas të cilit francezët, megjithëse konsumojnë më shumë vaj, gjalpë dhe yndyrë shtazore se vendet e tjera të Europës Perëndimore, vuajnë më pak nga sëmundjet e zemrës, frankofili Safer do të insistonte se enigma (paradoksi) franceze shpjegohej vetëm nga kjo gotë verë e kuqe, e cila, nëpërmjet molekulave me veti antioksiduese, polifenet që ajo përmban, ka efekte mbrojtëse në shëndetin tonë dhe sidomos në zemër.

Pavarësisht nga popullariteti i teorisë, Shoqata Amerikane e Zemrës thekson, në faqen e saj zyrtare, se nuk ka asnjë lidhje statistikore të përdorimit të verës me vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës, duke thyer shkencërisht mitin popullor që konsumi i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën. Ata insistojnë se shumë nga antioksidantët e përfshirë në verë, janë të pranishëm edhe në fruta apo dhe perime të tjera, ku spikat brokoli.

“Kë do të zgjidhnit si antioksidant midis brokolit dhe verës Bordeaux?”, e pyetën themeluesin e institutit shkencor “Mario Negri” në Bergamo, Silvio Garattini. “Pa dyshim, bokolin”, do të përgjigjej ai. Po nëse do të ishte gjallë Safer Morley? – “A votre santé”, do të thoshte ai, duke ngritur një gotë vere.

Ata pinë “për t’u argëtuar”, “për t’u dehur”. Sigurisht, kanë të drejtë, pasi “vera kënaq zemrën e njeriut” (“Psalmet 103”, 15), por ata duhet të mësojnë ta gëzojnë atë në mënyrë të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version