Aktualitet

Momenti kur e reja greke i shpëtoi përdhunuesit shqiptar

Policët e DIAS-it në Greqi arrestuan 28-vjeçarin shqiptar Kledi Sulollari për tentativën për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë.

Video-dokumenti i publikuar nga Protothema tregon tentativën e dëshpëruar të vajzës për t’i shpëtuar nga duart 28-vjeçarit i cili po tentonte ta përdhunonte. Vajza, siç është regjistruar në video, është e tmerruar, duke trokitur në dyert e shtëpive dhe duke kërkuar ndihmë e dëshpëruar.

Momentet e makthit që jetoi nga duart e shqiptarit kur ai tentoi ta përdhunonte në një rrugë të Nicës mbrëmjen e së shtunës, i përshkroi vajza 20-vjeçare në dëshminë e saj, e cila u shpëtua, pasi arriti ta luftonte dhe t’i rezistonte. Siç tha ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta dhunuar.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 28-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra të tjera seksuale. Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

TRENDING

Exit mobile version