Aktualitet

‘Mu dogj 32% e trupit’/ Dëshmitarja nga Gërdeci: Dëgjova të bërtiturat ‘flakë, flakë’

Alketa Hazizi: Kam punuar për disa muaj, nga shpërthimi më ka humbur jetën vjehërri. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk kishim bërë trajnime se si bëhej cmontimi i armëve. Në fillim bashkë me burrin dhe vjehërrin e kemi nisur duke cmontuat fishekë dhe më pas kemi kaluar tek predhat. Procedura ishte e njëjtë i cmontobim me ccekiccë u hiqnim diabolën dhe më pas predhat merreshin me fadromë ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej në magazinë. E gjithë fusha ishte e mbushur me barut, nuk e kuptova nga dolën flakët vetëm kam dëgjuar të bërtiturat, flakë flakë, ngrita kokën dhe pashë që flaka ishte tek thasët e barutit. Flakët ishin të larta dhe nuk kishim mundësi që ta shuajmë. Më pas të gjithë kemi tentuar që të largohemi me vrap që të shpëtojmë. Ne i mbushnim thasët me barut dhe i trasportonim me karroca, dëgjova ulërimat, aty kam parë flakët, isha në distancë gati 10 metra nga flakët. Zjarri ishte në pjesën e poshtme të fabrikës. Unë njoh vetëm Dritan Minxollin dhe Vangjelin. Duke ikur kam shkelur dhe me viktima, në afërsi të portës kryesore jam rrëzuar, e shikoja që po merrja flakë por nuk mund të largohesha kam pasur 32% të trupit të djegur. Fatmir Mediun se kam parë as e njoh. Aty kam patë një person tjetër emri smë kujtohet. Më pas përmend Mihal Delijorgjin.

TRENDING

Exit mobile version